Sot seancë dëgjimore me 5 kandidatët e Këshillit Mbikëqyrës

Shqipëria

Sot seancë dëgjimore me 5 kandidatët e Këshillit Mbikëqyrës

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 09:45

Komisioni i Ekonomisë zhvillon sot seancën dëgjimore për pesë kandidatët që kanë konkurruar për dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ishte vetë ky Komision i cili njoftoi për mbledhjen e ditës së sotme, për poste në të cilat janë vetëofruar edhe Arben Malaj dhe Zef Preçi.

“Komisioni i Ekonomisë mblidhet sot “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së”, me konfirmimin e grupeve parlamentare zhvillohet seanca dëgjimore me kandidatët e vetëofruar për plotësimin e dy vendeve vakante”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Aktualisht në Këshillin Mbikëqyrës janë 5 vende vakante, por Komisioni i Ekonomisë do të vendosë për dy prej tyre, që vijnë si propozim i Kuvendit. Kjo pasi sipas ligjit për BSH-në, dy prej vendeve plotësohen me propozim që vjen nga Qeveria dhe një propozohet nga Presidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat