Qeveria, 3 mln lekë shtesë për Presidencën

Shqipëria

Qeveria, 3 mln lekë shtesë për Presidencën

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 18:15

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës i akordoi institucionit të Presidencës një fond shtesë prej tre milionë lekësh.

Me propozim të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, Këshilli i Ministrave vendosi sot që, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, Presidencës t’i shtohet fondi prej 3 milionë lekësh, për shpenzime korrente.

Ky fond përballohet nga fondi i kontingjencës, i miratuar për vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat