Gjermeni: 75 mijë euro për paketën turistike të zonës së Skraparit

Shqipëria

Gjermeni: 75 mijë euro për paketën turistike të zonës së Skraparit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 22:29

Ministrja Gjermeni ishte sot në Bashkinë Çorovodë për firmosjen e projektit "Përgatitja e paketës turistike multifunksionale për promovimin e vlerave dhe produkteve lokale të zonës" me vlerë 75 milionë lekë.

Në ceremoninë e firmosjes ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, Ambasadori i Republikës së Italisë në Shqipëri Massimo Gaiani, ministri i drejtësisë Nasip Naco, ministri i Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili.

Ky projekt do të realizohet fal partneritetit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Bashkisë Çorovodë, Komunave Bogovë, Çepan dhe Qendër Skrapar, Cesvi dhe Sangr'aventino.

“Jam e kënaqur që ky projekt përputhet tërësisht me Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit. Synimi ynë i përbashkët është që çdo qytet që ka potenciale turistike të kthehet në një destinacion, theksoi ministrja Gjermeni.

Projekti i cili do të zhvillohet në harkun kohor të dy viteve ka katër komponentë kryesorë të ndarë në: ndërhyrje infrastrukturore, trajnime për rritjen e cilësisë së shërbimit, promovim i ofertës turistike dhe valorizimi i produkteve të zonës me qëllim zhvillimin e një produkti turistik të integruar.

Përfituesit e projektit janë gratë dhe te rinjtë dhe përvoja italiane për zhvillimin e turizmit do të jetë një vlerë e shtuar.

“Skrapari është një vend i bekuar nga natyra dhe zoti, u shpreh Gjermeni, dhe gërshetimi i bukurive natyrore, kulturës, mikpritjes, gatimeve dhe produkteve tradicionale do ta kthejnë në një destinacion të preferuar për turistët dhe do të krijojnë një ofertë të re turistike. Shfrytëzimi i përgjegjshëm i bukurive të zonës është një mundësi për rigjenerimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat