Tërmet gjatë natës në Elbasan, pa dëme materiale

Shqipëria

Tërmet gjatë natës në Elbasan, pa dëme materiale

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 08:30

Një tërmet me magnitudë 3 ballë është ndjerë gjatë natës së kësaj të shtune, në qytetin e Elbasanit dhe në fshatrat përreth tij.

Epiqendra e tërmetit mësohet se ishte rreth 7 km në jugperëndim të këtij qyteti, në Papër.

Tërmeti i parë u pasur me dy lëkundje të tjera më të lehta. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportim për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Pak kohë më parë një tërmet me magnitudë 5.2 ballë shkaktoi dëme materiale në qarkun e Elbasanit, në Cërrik dhe në Belsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat