Reshje bore në Korçë, mjetet lëvizin me zinxhirë në disa zona

Shqipëria

Reshje bore në Korçë, mjetet lëvizin me zinxhirë në disa zona

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:10

Rajoni juglindor është përfshirë nga reshjet e borës. Në lartësinë mbi 1000 metra trashësia e borës arrin deri në 20 cm ndërsa në ato të ulëta deri në 10 cm.

Ne pikën turistike të Dardhës reshjet e borës të rëna gjatë natës kane krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve ku në disa zona nevojitet edhe vendosja e zinxhirëve.

Trashësia në fshat arrin 15 centimetra ndërsa temperaturat janë të ulëta.

E njëjta situate paraqitet edhe në Voskopojë ku trashësia e borës ka arritur deri në 10 cm.

Reshje të borës kanë përfshirë edhe zonën e Devollit ku sipas të dhënave nga drejtoria e rrugëve mësohet se në zonat e thella është e domosdoshme vendosja e zinxhirëve .

Ndërkaq akset nacionale janë të lëvizshme pa problem por duhet treguar kujdes përsa i përket lëvizjes së automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat