Energjia, Rama: Opozita në mbrojtje të hajdutërisë

Shqipëria

Energjia, Rama: Opozita në mbrojtje të hajdutërisë

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 16:59

Pasi njoftoi deputetët mbi operacionin kundër vjedhësve të energjisë që pritet të nisë nga Policia, Kryeministri Rama akuzoi opozitën si avokate të hajdutërisë ndërsa Gjykatën e Administrative si të korruptuar. Rama mori edhe mbështetjen e Metës në këtë këtë operacion.
Njoftoi edhe nga Parlamenti operacionin policor kundër vjedhësve të energjisë elektrike, por ndryshe nga ç’kishte bërë nga selia e Qeverisë, këtë herë Kryeministri akuzoi opozitën si avokate të hajdutërisë.
Më pas drejtoi gishtin e akuzës ndaj Gjykatës Administrative, fajtore, sipas tij, për korrupsion 5 mijë lekshash.
Se cfarë dënimesh pret prej tyre, ua bëri të qartë, duke mos u lënë shumë hapësirë veprimi.
Për operacionin policor kundër vjedhësve të energjisë, Rama mori edhe mbështetjen e aleatit të tij në krye të Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat