Basha: Shpirti i një kombi është universiteti

Shqipëria

Basha: Shpirti i një kombi është universiteti

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 12:54

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se shpirti i një kombi është universiteti, bota intelektuale dhe akademike e tij.

Basha në kuadër të çeljes së vitit të ri akademik ka uruar përmes rrjetit social Facebook studentët dhe pedagogët.

"Shpirti i një kombi është universiteti, bota intelektuale dhe akademike e tij. I uroj me respekt një vit të mbare të gjithë studentëve dhe pedagogëve në fillimin e vitit të ri universitar. Jam pranë të gjithë atyre studentëve dhe qyteteve që u privuan nga e drejta për arsim. Jam pranë të gjithë studentëve dhe familjareve që ranë viktima të brutalitetit dhe populizmit në arsim.

Jam i sigurt se bota akademike do ia dalë përsëri. Vendi ka një pritshmëri të madhe ndaj saj. Kam bindjen e thellë se në auditoret e shkollës shqiptare po formësohet sot profili i Shqipërisë moderne, profili i një shoqërie të lire dhe konkurruese në nivel europian dhe global. Suksese! ", shkruan Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat