Kryeministri inspekton punimet në sheshin qendror të Lushnjës

Shqipëria

Kryeministri inspekton punimet në sheshin qendror të Lushnjës

Më: 23 shtator 2014 Në ora: 17:09

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në sheshin qendror të Lushnjes, ku pohoi se falë rishikimit në rritje të buxhetit, Qeveria do të financojë edhe 51 projekte të tjera, mes të cilave edhe rrugën Lushnje-Berat.

Inspektoi punimet personalisht dhe projekti duket se i pëlqeu. Lushnjarëve u tha se do të kenë një nga sheshet më të bukura në të gjithë vendin që do të sjellë turistë, por zhvillimi ekonomik, sipas Kryeministrit, do të vijë edhe nga ndarja e re territoriale.

Me rishikimin në rritje në buxhetit të këtij viti do të përfundohen 51 projekte, një prej të cilave është edhe rruga Lushnje-Berat.

Për një vit në Lushnjë është investuar më shumë se në 10 vitet e fundit, pohoi Kryeministri, sipas të cilit kjo vjen si meritë e një mënyrë të re të mbledhjes së taksave.

Përvec sheshit qendror të Lushnjes, gjithashtu me fondet e qeverisë do të financohet edhe rruga hyrëse në qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat