Ardian Fullani lirohet nga burgu

Shqipëria

Ardian Fullani lirohet nga burgu

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 15:41

Ish-Guvernatori, Ardian Fullani, lë qelinë e burgut. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit e kryesuar nag Alaudin Mala, ka ndyshuar sot masën e sigurisë ndaj Fullanit, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Në fjalën e tij, gjatë seancës Fullani ka deklaruar se:”Jam udhëhequr gjithmonë nga ligji dhe ndershmëria si guvernator i BSH. Ngjarja në Thesarin e Shtetit është e shkëputur nga mënyra si ka funksionuar Banka e Shqipërisë”.

Në seancën e sotme Gjykata e Apelit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Shkalles së Pare duke lene ne arrest me burg inspektoren e Përgjithshme te BSH-se, Elivar Golemi. Po ashtu ka lënë ne “arrest shtepie” Ilir Dedjan.

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga forcat e policisë Ardian Fullani ka mbërritur në oren 12:00 në Gjykatën e Apelit.

Fillimisht, rreth orës 11:00 në Gjykatën e Apelit mbërritën inspektorja Elivar Golemi dhe inventarizuesi Ilir Dedja. Ata do të kërkojnë lehtësimin e masës së sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat