Në Shqipëri 900 mjekë morën diplomën për 10 ditë

Shqipëria

Në Shqipëri 900 mjekë morën diplomën për 10 ditë

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 12:50

Mediat italiane vazhdojnë t’i bëjnë jehonë mbylljes së universiteteve private në Shqipëri. Një shkrim i së përdishmes “Libero Quotidiano” titullohet “900 mjekë në Shqipëri morrën diplomën në 10 ditë”. Shkrimi nis me pak ironi për njërin prej universiteteve private shqiptare tashmë të mbyllura.
“Prestigjozi Universiteti Kristal u hap në vitin 2005. Mes shërbimeve të tij, ai ofronte edhe mundësinë që ti të rrije në shtëpi dhe dhe të diplomoheshe pavarësisht se shtëpinë e kishe në Itali dhe nuk kishe shkelur kurrë në Shqipëri. Të paktën kështu ka bërë Renzo Bosi (il Trota) që në 29 shtator 2010 u diplomua për administrim biznesi pa frekuentuar asnjë kurs. Sipas akuzës së prokurorëve të Milanos ai mund të ketë paguar 77 mijë euro për “një copë letër të vlefshme”.
Sipas gazetës kështu ka bërë edhe një 42 vjeçar nga Peskara me iniciale V.N. që në 6 mars 2012 u paraqit tek zyrat diplomatike italiane në Shqipëri me një diplomë për Stomatologji të marrë tek Kristal më 20 qershor 2011. Ky person, që rezulton i përfshirë në një çështje mjekësore në Abruzzo kërkonte një njohje të diplomës së tij edhe në Itali. Një procedurë e thjeshtë. Por në fakt, punonjësi i ambasadës kërkoi edhe një listë notash që V.N. nuk mund ta siguronte, madje as me avokat.
Ndërkohë zyra italiane në Shqipëri lajmëroi policinë shqiptare se ka zbuluar se ky person as nuk ishte regjistruar tek regjistri i personave që do të kalonin më shumë se 12 muaj jashtë vendit. Dhe jo vetëm, edhe sistemi informatik që regjistron hyrjet dhe daljet në Shqipëri (TIMS) llogariste se 42-vjeçari kishte qenë në Shqipëri vetëm për 10 ditë në vitin 2006 kur ishte regjistruar në universitet dhe për pak ditë në 2012. pyetja është: si ka mundur që të bëhet mjek stomatolog nëse kursi zgjat 5 vjet dhe kërkon frekuentimin e detyrueshëm të paktën 3 ditë në javë. Një mrekulli e vogël apo një mashtrim i madh? Do të duhet t’ua shpjegojë këtë hetuesve shqiptarë dhe atyre Italinë që janë investuar në këtë çështje. Por ky person nga Peskara nuk është i vetmi. Llogaritet që në vitet e fundit të paktën 900 studentë italianë kanë marrë diplomën në Shqipëri duke ndjekur kurse shkurtra të shqipes.
Lamtumirë Shqipëri sepse tashmë duhet gjetur një tjetër “parajsë studentësh”. Në të kaluarën një e tillë ka qenë Rumania. Qindra të rinj italianë që nuk mundën të fitonin konkurset e mjekësisë në Romë apo Milano bënë gati valixhet dhe u nisën për në Timishoara. Diferenca me universitetet e Shqipërisë ishte se aty të paktën studiohej vërtet pavarësisht se niveli ishte mjaft i ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat