Idrizi dhe Marto paraqesin amendamenet për reformën administrative territoriale

Shqipëria

Idrizi dhe Marto paraqesin amendamenet për reformën administrative territoriale

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 15:23

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe deputeti Andrea Marto, gjatë diskutimit në Parlament, kanë depozituar dy amendamene në reformën administrative territoriale. Idrizi ka kërkuar që fshatrat Vagalt, Sopik dhe Pandelejmon të Bashkisë së Konispolit, të kalojnë në Bashkinë Livadhja.
Ndërsa në amendamentin e pzopozuar nga deputeti i PBDNJ-së Marto, kërkohet që Bashkisë delvinë, të hiqen fhstrat Kardhiq, Pecë dhe Muzinë. Sipas këtij amendamenti, këto fshatra t’i shtohen Bashkisë Livadhja.

Kuvendi në seancen e tij të fundit, mazhoranca në provën e 84 votave
Kuvendi i Shqipërisë mbyll sot punimet e sesionit të dytë parlamentar të Legjislaturës së 8-të. Seanca e fundit ka nje axhendë të ngjeshur me çështje të rëndësishme per miratim. Projektligji me i rendesishem i seancës është drafti i reformës territoriale, i cili kërkon 84 vota. Për votim janë disa projektligje të mbartura nga seanca e kaluar, miratimi i të cilave kërkon gjithashtu shumicë të cilësuar (84 vota), ku bie ne sy ai per organizimin e KLD. Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita nuk është e pranishme në seance. Maxhoranca e majtë pritet të testoje serish 84 votat në parlament. Një javë më parë disa deputetë të saj bojkotuan votimin e drafteve për reformën në drejtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat