Kokëdhima: PBDNJ dhe Greqia s’kanë asnjë të drejtë për Himarën, është trevë shqiptare

Shqipëria

Kokëdhima: PBDNJ dhe Greqia s’kanë asnjë të drejtë për Himarën, është trevë shqiptare

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 08:55

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima thotë se, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe Greqia nuk kanë pse ngrenë pretendime për reformën territoriale. Kjo pasi, Kokëdhima e cilëson këtë reformë çështje të brendshme të Shqipërisë.

Sa u takon pretendimeve të PBDNJ-së dhe OMONIA-s për kundërshtinë e përfshirjes së Lukovës dhe Vranishtit si pjesë administrative e Himarës, deputeti i qarkut të Vlorës nënvizon se, ato nuk nisen nga interesi i Himarës, por janë llogari elektorale.

“E vërteta historike duhet të respektohet. Himara historike e ka pasur pjesë të veten Labërinë”, u shpreh Koço Kokëdhima duke shtuar se, "zgjerimi i Himarës duke përfshirë Lukovën dhe Vranishtin është zhvillim i natyrshëm që shkon në përputhje me parimet e reformës territoriale si dhe me të vërtetat historike dhe kulturore të zonës".

“Për Himarën nuk ka asnjë të drejtë PBDNJ dhe as qeveria greke, pasi Himara është një trevë e banuar nga shqiptarët dhe është një trevë që nuk duhet ta ngatërrojmë me zonat ku banon minoriteti.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat