Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para Kuvendit, kundër projektligjit të tyre

Shqipëria

Personat me aftësi të kufizuar protestojnë para Kuvendit, kundër projektligjit të tyre

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 10:17

Shoqata e “Personave me Aftësi të Kufizuar”, ka dalë në protestë para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar projektligjin për këtë kategori, sipas të cilëve cenohen të drejtat e tyre duke favorizuar qeverinë.

Sinan Tafaj, kreu i “Personave të Verbër”, ka deklaruar se ligji redukton pagesat ndaj PAK-ut dhe shtron një terren të lire që Veliaj me fondacionet e tij të bëjë ç’të dojë.

Ndërkohë, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme, theksoi se ky projektligj sjell risi, respekton barazinë e të drejtave për të gjithë grupimet e personave me aftësi të kufizuara dhe bazohet mbi Konventën e OKB-së mbi këtë grupim.

Sipas Ministrisë procesi i hartimit është bazuar në një bashkëpunim me aktorë të ndryshëm, institucione në nivel qendror dhe vendor, dhe përfaqësues të organizatave të fushës së aftësisë së kufizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat