Nishani takon Nikoliçin: Pavarësisht qëndrimeve të kundërta për Kosovën, duhet të bashkëpunojmë

Shqipëria

Nishani takon Nikoliçin: Pavarësisht qëndrimeve të kundërta për Kosovën, duhet të bashkëpunojmë

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 15:30

Në kuadër të pjesëmarrjes në takimit të që po zhvillohet në Kroaci, presidenti Bujar Nishani zhvilloi një takim me homologun serb, Tomislav Nikoliç.

Zyra e shtypit të presidentit bën me dije se gjatë takimit u ra dakord për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës, ekonomisë.

Nishani shqiptar u shpreh se pavarësisht qëndrimeve diametralisht të kundërta që ndajmë lidhur me çështjen e Kosovës, realiteti dikton një bashkëpunim të fokusuar rajonal, mbi objektivin kryesor të integrimit evropian, shkruan Tema.

Nën këtë frymë po zhvillohet dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe presidenti Nishani nënvizoi se zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton dhe asistencën e SHBA.-ve është shumë i rëndësishëm për të dy vendet, edhe për proceset e tyre respektive të integrimit.

Nishani shprehu solidarizimin ndaj Serbisë për përmbytjet që sollën pasoja shumë të rënda për vendin, duke shpresuar që Konferenca e donatorëve që do të mblidhet së afërmi në Vjenë të rezultojë e suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat