Hetimet ne rastin Santo ne piken zero

Shqipëria

Hetimet ne rastin Santo ne piken zero

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 16:36

Vrasja e bankierit Artan Santo duket se po kthehet sërish në pikën zero, pasi prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për lirimin nga burgu të kushërinjve Klodian dhe Saimir Gjozi, të akuzuar pë vrasjen e biznesmenit. Lajmi raportohet nga Ora News, ku thuhet më tej se gjykata do ta ndryshojë masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”.

Raporti i policisë shkencore, nëse shenjat e barutit të gjetura në duart e dy kushërinjve, janë të lëna nga armë apo nga puna që ata kryejnë në një servis makinash, nuk është sqaruar ende. Por ndërkohë tabulatet e telefonave celularë të dy të arrestuarve tregojnë se ata nuk kanë lëvizur nga fshati Ishëm ditën e vrasjes së Santos.

Edhe motori që u gjend në servisin e tyrem, pas ekzaminimeve u vërejt se ishte i ndryshëm me motorin e përdorur në vrasjen e bankierit. Nuk dihet se si do të jetë rrjedha e hetimeve këtej e tutje, por ndërkohë policia dhe prokuroria nuk kanë ende një të dyshuar dhe nuk ka ende një pistë konkrete ku te jetë fokusuar hetimi. Ndoshta edhe kjo vrasje do të mbetet pa autor si shumë të tjera të këtij niveli. Kujtojmë që është pa autor vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, e gjykatësit Skerdilajd Konomi, e kryekomunarit Remzi Veseli etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat