Duhet ndëshkuar hajduti Ilir Meta dhe banda e tij

Shqipëria

Duhet ndëshkuar hajduti Ilir Meta dhe banda e tij

Nga: Nga Spartak Ngjela Më: 8 prill 2014 Në ora: 22:30

Abuzimi shtetaror me pronen dhe korrupsionin, qe reflekton ne nje varferi degraduese te shoqerise, krijon indinjate shoqerore. Duhet te kujtohemi se indinjata psikologjikisht kalon shpejt ne urrejtje. Indinjata per abuzimin me pushtetin krijoi kumunizmin ne Rusi dhe permbysjen shoqerore atje me urrejtje kundrejt te pasurve dhe pushtetareve cariste, sepse ata nuk e kishin kuptuar se po abuzonin me pushtetin politik. Kurse urrejtja leniniste dhe staliniste qe doli nga kjo permbysje erdhi me pas dhe krijoi urrejtjen ndaj vetvetes. Ne te vertete ky eshte qerthulli psikologjik qe shkakton gjiothmone indinjata. Por edhe ne sot ne Shqiperi po shkojme drejt nje indinjate shoqerore kundrejt abuzimin me pushtetin ne funksion te korrupsionit. Segmente shteterore dyshohet se jane lidhur direkt me korrupsionin nepermjet segmentit Meta. Dhe shqiptaret flasin per abuzime te qeverisjes se re: ne Alpetrol ka korrupsioin dhe abuzim me fondet; ne Burgje ka korrupsion dhe abuzim me pushtetin ne funksion te mitemarrjes. E pse te zgjatemi, gjithandej po ka shenja te tilla: madje edhe blerje masive postesh zyretare. Kjo eshte arsyeja qe qarkullon sot neper shoqeri, dhe indinjata po rritet. Qe indinjata te mos shkoje ne rrugen e vet, ka vetem nje zgjidhje: reforma ne drejtesi. Kjo eshte jetike ne menyre qe indinjata te mos kaloje ne perplasje shoqerore. Duhet te vendoset drejtesia: kjo eshte e vetmja zgjidhje. Kush e kupton, mire, kush nuk e kupton dhe eshte edhe ne qeverisje, do te bjere viktime e moskuptimit. Indinjata do te vijoje bashke me tmerrin qe shkakton perdite varferia ne rritje. Duhen ndeshkuar hajdutet dhe, nepermjet te nje pushteti gjyqesor te drejte, duhen prere perfundimisht lidhja e politikes me krimin. Kjo eshte edhe kerkesa e poilitikes perendimore Amerike – BE.Te shohim: a do te vijoje te rritet indinjata shoqerore ne Shqiperi?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat