“12 vjeçe u abuzova sekualisht në jetimoren e Shkodrës”, jetimja rrëfen tmerret

Shqipëria

“12 vjeçe u abuzova sekualisht në jetimoren e Shkodrës”, jetimja rrëfen tmerret

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

20 maji është ditë ndërkombëtare e jetimëve e për këtë tre persona të rritur jetim ishin të ftuar në “Good Morning Albanians” ku kanë treguar vështirësitë me të cilat u është dashur të përballen që në vegjëli.

Historia e Adrianës, e cila rrëfen se është abuzuar seksualisht që në moshën 11-vjeçare në jetimoren e Shkodrës është një histori tejet e dhimbshme, por për fat të keq është e ngjashme me historinë e shumë fëmijëve, vajza dhe djem të rritur në jetimore.

“Unë kam çuar njerëz para drejtësisë, kam dalë në media, por kam marrë kërcënime për jetën. Unë kam qenë fëmijë kur jam abuzuar seksualisht 11-12 vjeçe. Kam qenë në jetimoren e Shkodrës. Unë e kam folur me shoqet e jetimores, pro kam pasur frikë nga personi që ka kryer aktin, ai ka qenë punonjës aty brenda dhe ka qenë shumë i keq, por ka pasur marrëdhënie të mira me drejtorin dhe me të gjithë stafin atje.

Ai ka abuzuar me mua dhe me vajza të tjera. Nuk zgjati shumë se e hoqën nga puna, ne shkuam të gjitha bashkë dhe i tham drejtorit, ai e hoqi nga puna. Më vonë e kam dërguar në gjyq, por vitet kanë kaluar dhe nuk kanë gjetur prova për denoncimet e mia ndaj këtyre mostrave”,-tha Adriana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat