SPAK goditi 7 grupet kriminale, 12 të arrestuarit dalin para gjykatës

Shqipëria

SPAK goditi 7 grupet kriminale, 12 të arrestuarit dalin para gjykatës

Më: 19 maj 2024 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupet kriminale.

Para gjykatës janë 12 persona të arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK.

Avokatët kanë kërkuar kohë për t’u njohur me aktet, për këtë arsye GHKKO vendosi të shtyjë për në orën 13:00 zhvillimin e seancës për masat e sigurisë.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat