Paraqitet sërish në SPAK për “Sterilizimin” Ilir Beqaj

Shqipëria

Paraqitet sërish në SPAK për “Sterilizimin” Ilir Beqaj

Më: 17 maj 2024 Në ora: 10:44
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK. Beqaj, është zyrtarisht i pandehur për dosjen e sterilizimit.

SPAK ka dyshime për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj.

Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit, të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë që, sipas akuzës, Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat