Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Shqipëria

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga Tropoja.

Së bashku me ta në program ishin të ftuar edhe Gjovalin Dushaj, bashkëpunëtor i ngushtë ndër vite, tekstshkrues e regjisor, Munir Hoxha poet dhe muzikolog, mbesa dhe nipi i Arif Dushaj, Sentila dhe Sindrit Kërnaja, të cilët folën për marrëdhënien e ngushtë që kanë me dajën e tyre.

Ata u shprehën krenarë për dajën e tyre dhe muzikën e tij. “Është artist në shpirt dhe në profesionin që bën. Është fat kush e ka afër.

Ne jemi rritur me këngët e dajës, është talent i vërtetë”, tha mbesa e Arifit.

Këngë shumë të bukura popullore u kënduan në “Gëzuar me ju”, ku do të përmendim, duetin e Arifit dhe Perlatit “Thrret Prizreni mori Shkodër”, “Moj Shqipni mos thuj mbarova”, dhe gjithashtu nuk kishte si të mungonte “Vallja e Tropojës” me të cilën gjithë të pranishmit në studio u ngritën në valle.

Të ftuarit në studio folën ndër të tjera se si rapsodia është trashëguar brezë pas brezi, për historinë e muzikës së Veriut dhe se si ajo është një pjesë e pandarë e rrugëtimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat