Balla: Viti 2024 do shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit

Shqipëria

Balla: Viti 2024 do shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:45
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se viti 2024 do të shënojë goditjen përfundimtare të fenomenit të kultivimit të kanabisit.

“Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë📍Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit”, shkruan Balla.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Çdo drejtori vendore e Policisë së Shtetit e ka të qartë se viti 2024 duhet të shënojë goditjen përfundimtare ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit👊 Përpjekjet e grupeve apo individëve kriminalë duhet të bllokohen me çdo kusht dhe personat përgjegjës të vendosen para drejtësisë. Përgëzime Drejtorisë së Policisë📍Shkodër dhe Tiranë për rezultatet e 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat