“Nuk ka të dhëna që nëna me 3 fëmijët u vetëmbytën” - Pajtuesi i gjaqeve ngre dyshime

Shqipëria

“Nuk ka të dhëna që nëna me 3 fëmijët u vetëmbytën” - Pajtuesi i gjaqeve ngre dyshime

Më: 8 maj 2024 Në ora: 12:52
Gjin Marku

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur edhe trupat e nënës dhe djalit të saj të mitur në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Trupat e pajetë kanë qëndruar disa orë në morg dhe babai i Almës ka tërhequr trupin e saj për ta varrosur në Durrës sepse nuk dëshiron që ajo të prehet në Shkodër, aty ku mesa duket do të varrosen 3 fëmijët e saj.

Gjin Marku, kreu i Komiteti të Pajtimit të Gjaqeve tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se nuk ka asnjë të dhënë që nëna me tre fëmijët janë vetëmbytur.

Në këto kushte sipas tij, e drejta zakonore apo Kanuni nuk përfshihet fare në marrëdhëniet mes dy familjeve.

“Për momentin ne dimë vetëm që kemi një nënë me tre fëmijët të mbytur, duke qenë se janë gjetur të gjithë trupat. Familjet nuk kanë të drejtë të gjykojnë në aspektin zakonor për përgjegjësinë se nuk kanë asnjë të dhënë si ka ardhur kjo; është vetëmbytje, është mbytje?

Kushdo ka të drejtë të mendoje versionin se nëna ka marrë fëmijët me një varkë për t’u larguar nga zona. Kanuni nuk përfshihet fare nëse nuk analizohet faktet mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat