Revista e njohur italiane i jep zë turizmit në Shqipëri: Perlë sekrete e Evropës

Shqipëria

Revista e njohur italiane i jep zë turizmit në Shqipëri: Perlë sekrete e Evropës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:56
Ksamili karakterizohet nga ishuj të vegjël

Shqipëria po lakmohet gjithnjë e më shumë në mediat ndërkombëtare për plazhet e saj të kaltra, historinë e pasuri dhe peizazhet mahnitëse. Vendi ynë është bërë pjesë e listës së revistës italiane “Wom Travel”, ku rekomandon plazhet më të bukura në Europë për turistët.

Mes 15 destinacioneve me plazhet më të bukura nga plazhet e arta të Algarve deri te ishujt grekë, pjesë e listës janë edhe xhevahiret sekrete të Ksamilit, ku revista italiane e rendit si një nga plazhet më të bukura.

“Një nga perlat sekrete të Evropës që ia vlen të zbulohet është bregdeti i Shqipërisë. Nisuni për të zbuluar plazhet më të bukura dhe për të bërë një ndalesë në Ksamil, në pozicionin e katërmbëdhjetë ndër më të bukurat në Evropë.

Ksamili karakterizohet nga ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare të cilat janë shtëpia e disa prej plazheve më të bukura dhe më sekrete në të gjithë Shqipërinë”, shkruan revista italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat