“Kokaina e gjetur vlen më shumë se koka ime”, dënohet me 4 vite burg i riu shqiptar i kapur me 8 kg drogë në Francë

Shqipëria

“Kokaina e gjetur vlen më shumë se koka ime”, dënohet me 4 vite burg i riu shqiptar i kapur me 8 kg drogë në Francë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një gjykatë në Francë ka dënuar me 4 vjet burg 22 vjeçarin Mirsen Meti i cili u kap disa ditë më parë me 8 kg kokainë.

I riu nuk pranoi të fliste shumë gjatë seancës gjyqësore duke u shprehur se ishte i frikësuar për jetën e tij.

“Dëshiroj të hesht, 8 kilogramët e gjetur në makinë, vlejnë më shumë se koka ime”- mësohet të jetë shprehur ai.

Mirsen Meti u kap më 3 maj në Saint-Etienne-de-Montluc ku oficerët e doganës dhe qeni i tyre zbuluan kokainë dhe polen kanabis. Operacioni u zhviluar në rrugën që lidh Nantes me Vannes. Droga is the fshehur në një automjet tip “Wolkswagen Golf”. Destinacioni i të riut Mirsen Meti ishte rajoni i Lorientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat