“6 raste nepotizmi në Partinë e Lirisë do zgjidhen”, Meta: Ndryshimet në statut do transformojnë PL-në

Shqipëria

“6 raste nepotizmi në Partinë e Lirisë do zgjidhen”, Meta: Ndryshimet në statut do transformojnë PL-në

Më: 30 prill 2024 Në ora: 12:57
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se janë zgjidhur 6 raste nepotizmi në PL.

Meta theksoi se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë, duke shtuar se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.

Ilir Meta: Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë. Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë 6 raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.

Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë 4 milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 18:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë.

Deklarata e Kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta:

Përshëndetje!

Jam në këtë konferencë shtypi, pak orë përpara mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, e cila do të zhvillohet në orën 18:00, në hotel Tirana.

Pikërisht, për të ju njohur dhe njëherë, me vendimet e djeshme të kryesisë së Partisë së Lirisë, në zbatim të statusit të miratuar në Konventën Kombëtare.

Që ka të bëjë pikërisht me zgjidhjen e disa problemeve statutore, por njëkohësisht edhe me ripërtëritjen, votëbesimin e kryesisë, dhe të gjitha angazhimet e tjera, që e kthejnë Partinë e Lirisë, në një fuqi të jashtëzakonshme, transformuese.

Jo vetëm brenda vetvetes, por në raport edhe me gjithë shoqërinë dhe mjedisin politik.

Kryesia e Partisë së Lirisë, propozoi që përveç se votë besimit, të gjithë anëtarëve të kryesisë, që janë aktualisht, të hedh në votim për anëtarë të rinj të kryesisë politike, emrat si më poshtë.

Myrvete Asqeri, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, bankiere, njëkohësisht dhe kandidate për zëvendës Presidente

Adriatik Hoxha, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe Sekretar për sportet, jurist

Ana Xhidia, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, analiste finance

Besnik Jakaj, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, mjek në kryeqytet

Fatjona Selimaj, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetare e Partisë së Lirisë, Fushë-Arrëz, juriste

Erisilda Hoxha, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetare e Partisë së Lirisë, Kuçovë

Brunilda Salaj, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, mësuese Tiranë

Pegiola Toro anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe këshilltare, inxhiniere hidro-teknike, bashkia Roskovec

Denis Hidri, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, sipërmarrës dhe administrator

Njëkohësisht sipas kërkesës transparente të bërë nga Kryesia e Partisë së Lirisë, drejtuar anëtarëve të tjerë të Komitetit Drejtues Kombëtar, për të paraqitur individualisht kërkësat e tyre, deri në orën 10.00 të ditës së sotme, që ishte dhe afati i fundit, kanë paraqitur kërkesat, Elda Ballabani, psikologe, Vivian Golemi, Universiteti Europian I Tiranës, Baki Dervishi, inxhiner hidro-teknik, zëvend kryetar i bashkisë së Kavajës, Blerim Buçpapaj, mjek, Halim Peca, punë sociale dhe shkencat e edukimit, dhe Arla Merja, studente për drejtësi.

Të gjitha këto kërkesa, automatikisht do të reflektohen në fletën e votimit.

Po kështu, Partia e Lirisë ka vendosur ti propozojë Komitetit Drejtues, pra Kryesia e Partisë së Lirisë, edhe për 4 zëvëndës Sekretar të Përgjithshëm, të cilët do të jenë në mbështetje të Sekretarit të Përgjithshëm, Presidentit dhe Zëvendës Presidentet, të cilët janë:

1.Silva Caka, aktualishte sekretare për marrëdhëniet me publikun, jurist, anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe ish deputete,

Brunilda Haxhiu, sekretare për familjen dhe kundër shpopullimit, filozofi-sociologji,

Anxhela Shenaj, këshilltare bashkia Vlorë, ekonomiste,

Bedri Mehori, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe ekspert i njohur sigurisë,

Kryesia e Partisë së Lirisë, gjithashtu vendosi ti propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, votimin anëtarëve të kryesisë aktuale, për të votuar Kryesinë politike të Partisë së Lirisë.

Ndaj, do ti lutesha të gjitha anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar, në mënyrë që të kemi, proçedura sa më transparente, të paraqiten në kohën e duhur, në orën 18:00, në Hotel Tirana.

Dhe po kështu, departamenti i organizimit ka njoftuar të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar, të cilët duhet të respektojnë nenin që zgjidh, problematikën e nepotizmit, dhe janë 6 raste të tilla deri tani, për të bërë zgjidhjen më të mirë!

Qoftë përmes tërheqjes së dikujt, duke u angazhuar në forume të tjera të Partisë së Lirisë, apo përmes votimit midis të dy personave, të cilët e kanë një lidhje të tillë.

Dhe I ftoj të gjithë të na ndjekin në orën 18:00, dhe njëherë për të bërë një përmbledhje të premtimeve konkrete të Partisë së Lirisë, për 5 prioritet, të cilat e bëjnë Shqipërinë, me 4 milion shqiptarë plus.

Dhe në orën 16:30, i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat, dhe nuk i marrin kurrë shërbimet, për taksat që ata paguajnë, të jenë përballë bashkisë së 5D, dhe inceneratorit që nuk egziston.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat