Atentati me tritol ndaj gjyqtarit të Shkodrës, eksperti i sigurisë zbardh detaje: Veprimet e autorit të qeta

Shqipëria

Atentati me tritol ndaj gjyqtarit të Shkodrës, eksperti i sigurisë zbardh detaje: Veprimet e autorit të qeta

Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ekspereti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se autori i cili vendosi tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, u tregua i qetë në veprimet e tij.

Në një intervistë televizive, Softa u shpreh se hetimet duhet të tregojnë nëse kjo ngjarje lidhet me ndonjë nga çështjet që Sterkaj ka gjykuar.

Pjesë nga diskutimi

Fajton Softa: Kjo është pjesë e hetimit e cila do të shikojë rrethanat, faktorët, motivet, çështjet e nxehta që mund të ketë gjykuar. Nëpërmjet kamerave për të gjetur mundësinë ku mund të jetë zbuluar autori, ku mund të shkohet te porositësit e tij. Mund të kemi mundësinë për të parë se deri ku shkon, a ka qenë i vetëm në këtë veprim. Veprimet e tij ishin të qeta, nuk pamë panik. Ka bërë një përllogaritje. Dikush që e njeh atë person ,mund të japë një ide të përafërt ose mund të ketë informacion për të.

Kjo është një strukturë e aprovuar me kërkesë të zotit Rrumbullakut, më pas të zotit Balla, e ngritur për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë e rriti efektivitetin e saj, sot ka 130 punonjës.

Autori është filmuar teksa vjen nga një rrugë tjetër, shpresa kryesore është me hapjen e këtyre kamerave, ai e ka vendoisur diku maskën, atë pikë strategjike të tij, policia po mundohet ta gjejë. Edhe mënyrën e largimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat