Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal, shkak shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë

Shqipëria

Kamioni del nga rruga dhe përfundon në kanal, shkak shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 23:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anës saj në Dushk të Lushnjës.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Sakaq bëhet me dije se nuk ka asnjë të lënduar dhe se ke kamioni ka qenë bosh, pa asnjë ngarkesë.

Për nxjerrjen e kamionit nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti të tonazhit të rëndë.

Deri në momentin e nxjerrjes se kamionit nga kanali, për rreth 30 minuta, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Dushk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat