Pas konfliktit plagosen me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet autori

Shqipëria

Pas konfliktit plagosen me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet autori

Më: 23 prill 2024 Në ora: 21:52

Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti motive të dobëta për  janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat