SPAK shmang parashkrimin, i komunikon akuzat ish-zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, vijon hetimi për aferën 5 D

Shqipëria

SPAK shmang parashkrimin, i komunikon akuzat ish-zyrtarëve të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, vijon hetimi për aferën 5 D

Më: 23 prill 2024 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzat disa prej ish-zyrtarëve të arrestuar në kuadër të dosjes “5D”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha janë marrë të pandehur për shkak të respektimit të afateve për mos parashkrimin veprës penale të mosdeklarimit të pasurisë.

Pavarësisht se i ka marrë në hetim për këtë vepër, SPAK është duke vijuar hetimet për aferën 5 D.

Ligji thotë nëse brenda afatit 5-vjeçar nuk iu komunikon akuzën, ajo parashkruhet. Ndaj, në këto kushte, SPAK ka vendosur që t’i komunikojë disa nga akuzat në mënyrë të tillë që mos të parashtrohet vepra penale dhe të vijojë hetimet për aferën 5D.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat