Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, mazhoranca pritet të prezantojnë planin e punës, ja pikat

Shqipëria

Mblidhet sot Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, mazhoranca pritet të prezantojnë planin e punës, ja pikat

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orën 13:00 mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, mbledhje e cila pritet të zhvillohet me prezencën e të gjithë anëtarëve, të opozitës dhe mazhorancës.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se deputetët socialistë pritet të prezantojnë sot planin hetimor për komisionin, plan i punuar nga ekspertët e maxhorancës.

Parashikon hapa që komisioni duhet të marrë brenda mandatit të komisionit që përfundon në fund të muajit korrik.

Sipas propozimeve, janë disa pika, ndër to përcaktimi i objektivit të planit për caktimi i kufijve të juridiksionit të komisionit, seancat dëgjimore dhe përgatitja e rekomandimeve të nevojshme në fund të komisionit hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat