E shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për drogë, arrestohet 39-vjeçarja

Shqipëria

E shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për drogë, arrestohet 39-vjeçarja

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një 39-vjeçare është arrestuar në Dibër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Itali për drogë.

Policia bën me dije se në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit” dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, lokalizuan dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen  A. Gj,  39 vjeçe.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti  ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian”-njofton policia.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat