Basha komenton sjelljen agresive të Metës e Kryemadhit dhe sulmet ndaj drejtësisë: Kush ka bërë krim, s’e bën dot gjumin e qetë!

Shqipëria

Basha komenton sjelljen agresive të Metës e Kryemadhit dhe sulmet ndaj drejtësisë: Kush ka bërë krim, s’e bën dot gjumin e qetë!

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:05
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar Zona Zero, ka komentuar reagimet agresive të javëve të fundit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj institucioneve të drejtësisë dhe kreut të SPAK.

Kush e di se çfarë ka bërë ka arsye sot të jetë në panik. Nuk do futem në aspekte teknike hetimi, por dhe sikur mos kishim SPAK, është një aksiomë e vjetër e kriminalistikës, që kush ka kryer një krim nuk e bën gjumin e qetë.

SPAK i ka trazuar politikanët e korruptuare”, tha Basha ndër të tjera.

Më tej Basha tha: Para ligjit janë të gjithë të barabartë. Ky është standardi që duhet të vendosë SPAK dhe pritshmëritë janë shumë të larta. Detyra e SPAK është të vendosë para ligjit me paratë dhe besimin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat