Forbes, artikull për Shqipërinë/ Rama: Një rrëfim për të gjitha shijet e vendit

Shqipëria

Forbes, artikull për Shqipërinë/ Rama: Një rrëfim për të gjitha shijet e vendit

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Revista prestigjioze amerikane “Forbes”, në një artikull kushtuar turizmit, ka përmendur edhe Shqipërinë.

Ku flet për kulturën, ushqimin, bujqësinë dhe peisazhet e bukura të vendit. Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se artikulli është një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë.

“Gjiganti mediatik amerikan “Forbes” zgjedh Shqipërinë në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv.

Duke propozuar një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting në Vjosë përshkruar përmes mikpritjes së përzemërt, përvojës mes barinjve, fermerëve, verërave e ushqimit tradicional në një rrëfim për të gjitha shijet e Shqipërisë”, shkruan kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat