Investigimi i "RAI3"/ Murrizi: Duhej reagim i fuqishëm për këtë lajm, del zbuluar pakti Rama-Meloni

Shqipëria

Investigimi i "RAI3"/ Murrizi: Duhej reagim i fuqishëm për këtë lajm, del zbuluar pakti Rama-Meloni

Më: 22 prill 2024 Në ora: 21:20
Myslym Murrizi

Myslym Murrizi tha se dokumentari i RAI 3 duhet të ishte lajmi i çdo medie në vendin tonë, për këtë kalbësirë të madhe qeverisëse.

Ai shtoi se opozita nuk duhej të tallej me 2 komisione hetimore që u fali Rama dhe se duhet një komision i madh se si është bërë Vettingu në drejtësia.

Murrizi: Dokumentari i RAI 3 duhet të ishte lajmi i çdo medie në vendin tonë, për këtë kalbësirë të madhe qeverisëse. Nxirrte zbuluar marrëveshjen e madhe prej 1 miliardë euro të një kryeministre aguridhe dhe liderit global.

Aludohej që me këto do të paguheshin edhe para për Becchettin. Në Lezhë është ndërtues edhe një nga Bari, dhe paratë mund të shkojnë dorë e dytë, indirekt.Shoqëria duhet të reagonin, dhe po të mos ishte kaq e varur, duhet të reagonte. Opozita nuk duhej të tallej me 2 komisione hetimore që u fali Rama. Duhet një komision i madh se si është bërë Vettingu në drejtësia. Se nuk kanë ikur shumë me miliona lekë dhe ish shërbyes të komunizmit. Shumicën e letrave të Vettingut e bëjnë me urdhra politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat