Vidhet kasaforta me para në Drejtorinë e Ujësjellësit të Kuçovës, policia nis hetimet

Shqipëria

Vidhet kasaforta me para në Drejtorinë e Ujësjellësit të Kuçovës, policia nis hetimet

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, është vjedhur një shumë parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat