Protesta para Bashkisë së Tiranës, dalin para gjykatës 4 protestuesit e arrestuar

Shqipëria

Protesta para Bashkisë së Tiranës, dalin para gjykatës 4 protestuesit e arrestuar

Më: 22 prill 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Këtë të hënë në orën 10:30 do të dalin para Gjykatës së Tiranës 4 protestuesit e arrestuar pas protestës para Bashkisë së kryeqytetit të premten e kaluar.

Policia nisi arrestimet menjëherë pas protestës duke mësyrë në orët e mesnatës deri mëngjesin e të shtunës në banesat e protestuesve për të bërë arrestimin e tyre.

Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë anëtari i këshillit bashkiak dhe sekretar i përgjithshëm i PL Tedi Blushi, Shefi i organizimit të Partisë Demokratike Klevis Balliu dhe 2 protestues të tjerë. Ndërsa u shpallën në kërkim 7 protestues të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat