Salianji nga Roskoveci: Qeveria të tërhiqet nga taksimi i profesioneve të lira, është nismë kriminale

Shqipëria

Salianji nga Roskoveci: Qeveria të tërhiqet nga taksimi i profesioneve të lira, është nismë kriminale

Më: 21 prill 2024 Në ora: 00:11
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherazi nënkryetar i grupit parlamentar, Ervin Salianji i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të tërheqë taksën për profesionet e lira. Gjatë takimit me mbështetës dhe strukturat e PD në Roskovec, Salianji tha se një nismë e tillë është kriminale e cila sjell pasoja për vendin. Deputeti demokrat shtoi se vendi ndodhet në kushte alarmi prej shpopullimit dhe rëndimi me taksa do sjellë edhe largimin e profesionistëve.

Ditët e fundit ju e keni dëgjuar të gjithë qytetarët janë të shqetësuar sepse kanë minimalisht një familjar të tyre që preket nga rritja e taksave dhe hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e profesioneve të lira. Taksimi i profesioneve të lira dhe marrja e parave nga njerëz të cilët kanë investuar në shkollim, kanë investuar tek vetja dhe që i japin shtetit dhe nuk janë barrë për ta ngarkuar shtetin. Vendosja 30% të tatimit vjetor të vitit të kaluar është si t’iu marrësh shpirtin. Dhe padiskutim që qindra e mijëra profesionistë të lirë të cilët janë të përfshirë si të goditur nga ky ligj, nga ky taksim do të bënim që në këtë vend të kishim ndryhshimin pavarësisht se qëllimi i Edi Ramës është t’i largojë nga Shqipëria. Pse Edi Rama nuk ka frikë kur takson profesionistët që janë kategori e madhe, kur iu rrit taksat dhe tarifat fermerëve, nuk ka merak kur krijon monopole dhe rrit farat dhe plehrat kimike, kur nuk krjon mundësi për të tregtuar produktet po i hedh në kanale”, u shpreh Salianji.

Deputeti demokrat theksoi se kur Edi Rama flet për Shqipërinë, realiteti që ai paraqet është i rremë.

Cila është kjo Shqipëri që Edi Rama trumbeton? Shqipëria ku janë larguar 700 mijë njerëz? Shqipërinë që e ka tharë Edi Rama nga të rinjtë dhe profesionistët të cilët duan të ikin nga sytë këmbët për arsye se nuk ka drejtësi në këtë vend? Këtu në Roskovec duan të ndërtojnë një TEC që do shkatërrojë të gjithë zonën. Ne do ta kundërshtojmë. Kështu donin ta bënin edhe në Korçë. Dua ta shkatërrojnë kthejnë një burim të rëndësishëm që kanë këta banorë bujqësinë dhe ta kthejnë në zonë për të investuar oligarkët”, shtoi më tej ligjvënësi demokrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat