Flet gjyshi i 3-vjeçarit: Ishim në ankth, 8 ditë pa gjumë! Mendonim për më të keqen

Shqipëria

Flet gjyshi i 3-vjeçarit: Ishim në ankth, 8 ditë pa gjumë! Mendonim për më të keqen

Më: 20 prill 2024 Në ora: 14:47
Shefki Cani

Shefki Cani ka rrëfyer për ABC News, 8 ditët e zhdukjes së nipit të tij, Amar Gjuni, i cili u rrëmbye nga gjyshërit e tij (nga ana e babait).

Ai tha se familjarisht kanë kaluar një periudhë ankthi dhe stresi dhe se mendonin më të keqen e mundshme për nipin e tyre, 3 vjeç.

“Sot një javë që ka humbur djali. E ka çuar mami i vetë në orën 9 të mëngjesit edhe nuk i erdhi më djali. I vjehrri i tha ‘djalin nuk ta sjell më’. Kemi vënë në dijeni policinë dhe doja ta falënderoja për punën. Një prin që i vjedh fëmijën e vetë, ka vjedhur djalin e djalit. Kjo është dhuratë e Zotit dhe qeverisë. Këto do të kam qenë në ankth, siklet. Më frikësonte zhdukja e djalit. Derisa vodhi djalin e djalit mund të ndodhte dhe gjëra të tjera. E ka detyruar dikush që e ka vjedhur djalin, se nuk kanë pasur për qëllim. Të vijë njëherë djali te shtëpia se më ka marrë malli dhe të shohim si do jetë marrëdhënia me familjen e krushqve.”, tha Shefki  Cani për gazetarin Leonidha Musaj.

Fëmija 3-vjeçar është bashkuar me nënën e tij pas një jave. Ai mbahej nga gjyshja, Barie Gjuni, e cila ishte shpallur në kërkim nga Policia për fshehjen e fëmijës. Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj Rexhep Gjuni dhe vëllain i saj, ndërsa të premten gjykata për të dy caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pas arrestimit, Rexhep Gjuni, ka treguar rrethanat, të cilat sipas tij e kishin detyruar të ndërmerrnin një akt të tillë. Ai theksoi mes tjerash se nusja e djalit i kishte kërcënuar se do merrte djalin dhe do largohej jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat