Kanonet e Skraparit e as plazhet e Belerit s’të mbrojnë dot prej verës përvëluese!

Shqipëria

Kanonet e Skraparit e as plazhet e Belerit s’të mbrojnë dot prej verës përvëluese!

Nga: Azgan Haklaj Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:33
Azgan Haklaj

Pasi ka "kapur" për veshi amerikanët kur ishte president, pasi "theu"në mes çunat e pazarit të ri, pasi nuk la hekur e shtangë pa pozuar të fortin, mitomani Ilir Meta (Metaj) kulmoi në Korçë me çmendurinë e tij dhe shprehjen që u bë meme "SPAK o torollak".

Ky reaksion kolerik i tij për psikologët dhe studiuesit e xhestikulacioneve nuk është gjë tjetër përveçse një tronditje e rëndë psikike që kërkon trajtim klinik të thellë.

Fakti që ai e kulmoi skizofreninë e tij me SPAK-un tregon qartë se pikërisht ky institucion është shkaktari i vërtetë i furtunës në mendjen e ish kreut të shtetit.

Miliardat e vjedhura e të investuara së bashku me krimin, interceptimi i miliardave të fshehura nga agjensitë e inteligjencës perëndimore, mungesa totale e mbështetjes elektorale, mos pranimi nga asnjë faktor politik i ujdisë me të e kanë berë Ilir Metën (Metajn) jo vetëm agresiv por edhe qesharak.

Është turp që t’ju tregosh fëmijëve në ekranin e televizioneve këtë bufon e t'ju thuash që ka qënë kryeministër, kryetar parlamenti dhe president i Republikës së Shqipërisë.

E gjithë fyerja që Ilir Meta (Metaj) ashtu si Sali Berisha adresojnë ndaj SPAK-ut me fjalor bastard në fakt është një rritje e madhe autoriteti që ata ju bëjnë prokurorëve të këtij institucioni.

Partia Demokratike sistematikisht ka apeluar për mbështetje pa rezervë të këtyre organeve të drejtesisë se re si e vetmja garanci e shpresë për stopimin e gangrenës korrupsion që po çonte vendin në limitet e mbijetesës.

Tani po shihet qartë se kush i mban betimet dhe kush mashtron,kush janë ortakët anti -SPAK dhe kush nuk tundohet dhe as intimidohet.

Deklarata e djeshme e kryetarit të PD-së Lulzim Basha lidhur me Prokurorinë e Posaçme nuk do të ngelë verbale por do pasohet nga veprime energjike parlamentare e ekstra parlamentare në mbështetje të saj.

Dielli i ngrohtë i kësaj pranvere paralajmëron se vera do të jetë përvëluese për Meta (Metajn).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat