“Vajzat që para moshës 30 vjeç, duhet të...”, gjinekologu i njohur habit me deklaratën: Te gratë ulet cilësia e vezëve

Shqipëria

“Vajzat që para moshës 30 vjeç, duhet të...”, gjinekologu i njohur habit me deklaratën: Te gratë ulet cilësia e vezëve

Më: 11 prill 2024 Në ora: 09:37
Shkëlqim Balili

Ndërsa betejat ligjore mbi të drejtat riprodhuese rriten në të gjithë SHBA-në, një trend ne rritje është po ashtu edhe ngrirja e vezëve.

Mbi 1 milion vezë dhe embrione të ngrira ruhen vetëm në Shtetet e Bashkuara, sipas kompanisë bioteknike të fertilitetit TMRW Life Sciences.

Gjinekologu Shkëlqim Balili shpjegoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se vajzat duhet t’i ngrijnë vezët para moshë 30-vjeçare pasi pas kësaj moshe te gratë ulet cilësia e vezëve.

“Është një procedurë fantastike, ka një gjë, ajo që duhet të mbajmë mend mirë; sa më herët aq më sukses do ketë se shkenca ka vërtetuar me një ekzaminim të gjakut që quhet AMH, që përcakton aftësinë e shtatzënisë tek një femër dhe tregon sasinë e vezëve që kanë vezoret. Çdo muaj piqen deri në 20 vezë nga të cilat njëra merr dominimin në sajë të estrogenit pastaj shpërthen progresteroni që e maturon dhe lejon që të çahet ovari, të dalë ovari dhe të shkojë në tub dhe ky quhet ovulacion. Kjo vezë duhet të jetë e moshës 25 pa kaluar 30 vjeçe. Duhet të jetë në dy kushte marrja e vezë, mosha dhe koha kur duhet të merren këto vezë”, tha gjinekologu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat