Detaje nga aksidenti në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”! Benzi përplas motorin, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Shqipëria

Detaje nga aksidenti në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”! Benzi përplas motorin, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Më: 11 prill 2024 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, ku ka mbetur një i vdekur dhe një i plagosur rëndë.

Një automjet tip “Benz” me drejtues një 22-vjeçar Q.O është përplasur me një motor që drejtohej nga një 44-vjeçar G.A.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 44-vjeçari që drejtonte motorin, ndërsa 22-vjeçari është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat