Ngjarja e rëndë në Kurbin/ Flasin dëshmitarët: Djali hyri në llucë t’i shpëtonte, i kishte zënë poshtë zetori

Shqipëria

Ngjarja e rëndë në Kurbin/ Flasin dëshmitarët: Djali hyri në llucë t’i shpëtonte, i kishte zënë poshtë zetori

Më: 10 prill 2024 Në ora: 17:30
Fqinji

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Kurbin, ku kanë humbur jetën dy persona. Viktima mbetën një 60-vjeçar (drejtues i zetorit) dhe një 21-vjeçar (pasagjer, punëtor).

ABC News ka siguruar dëshminë banorit, fqinj me viktimën, djali i të cilit ka qenë personi i parë që ka gjetur viktimat. Ai thotë se djali i tij u hodh në kanal dhe ishte

“Sapo morëm vesh që ka rënë zetori dolën. Djali im që ka ardhur nga Belgjika u fut deri në mes në llucë e ujë, preku këmbën e njërit që ishte poshtë gomave. Zetori ishte përmbys. Ata kishte zënë përmbys. Ata kishin dalë nga shtëpia për të punuar në tokat. Merrej me bujqësi ndërsa çuni ishte punëtor.

Nuk janë nga zona këtu, por nga Mirdita. Vetëm nëse u ka rënë ndonjë infarkt dhe ka shkuar zetori në gjendje të lirë. Ky nuk ka pirë kurrë alkool në jetën e vetë.”, tha para kamerave të ABC News, Maliq Turku, banor i zonës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat