U pezulluan nga detyra dhe u caktua masë sigurie për ta, ja kush janë 4 zyrtarët e Bashkisë në Korçë

Shqipëria

U pezulluan nga detyra dhe u caktua masë sigurie për ta, ja kush janë 4 zyrtarët e Bashkisë në Korçë

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:33
Korçë

Katër punonjës të Bashkisë Korçë u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sipas Prokurorisë, personat nën hetim, llogaritën në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit. Bëhet fjalë për shtetasit:

Zhaneta Lubonja, drejtoreshë e Planifikimit dhe Kontrollit të zhvillimit të Territorit në bashkinë Korcë;

Ermal Germani, përgjegjës sektori në këtë drejtori;

Olvas Petro, specialist i Përllogaritjes së Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë;

Soniel Prifti, Drejtor i Drejtorisë së Taksave në Bashkinë Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat