Shqiptari tenton të përdhunojë një 32-vjeçare në një lokal të Greqisë! Sulmon dhe rreh policët gjatë arrestimit

Shqipëria

Shqiptari tenton të përdhunojë një 32-vjeçare në një lokal të Greqisë! Sulmon dhe rreh policët gjatë arrestimit

Më: 10 prill 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Një 32-vjeçare në Symi të Greqisë ka përjetuar momente tmerri në orët e para të së martës, brenda një lokali, kur një 30-vjeçar shqiptar tentoi ta përdhunonte.

32-vjeçarja ka arritur të lajmërojë autoritetet, për pasojë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Repartit të Symit.

Sipas policisë greke, 30-vjeçari ka kundërshtuar kur kanë tentuar ta arrestojnë.

Ai i ka sulmuar dhe i ka rrahur policët, derisa arritën t’i vinin prangat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat