Projektligji për adresat/ Bylykbashi: A do të ndikojë në listat zgjedhore për 2025? Ja si përgjigjet Balla

Shqipëria

Projektligji për adresat/ Bylykbashi: A do të ndikojë në listat zgjedhore për 2025? Ja si përgjigjet Balla

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot, ku po diskutohet në lidhje me çështjen e adresave.

Oerd Bylykbashi ka pyetur ministrin e Brendshëm Taulant Balla për specifikat e projektligjit, dhe sa do të ndikojë kjo në listat zgjedhore.

Kujtojmë se 2025 është një vit zgjedhor ku do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Ministri Balla u shpreh se kjo nuk do të ndikojë aspak në listat e zgjedhësve.

Pjesë nga diskutimi:

Bylykbashi: Çfarë do të ndodhë me adresat aktuale të caktuar shtetasve mbi projektin 2016. Një numër i madh i qytetarëve i kanë raportuar, madje kishte ndëshkime për ata që nuk e deklaronin brenda një afati të caktuar. Çdo të ndodhë me këto adresa?

Projekti i 2016 vlen më? Apo bëhet fjalë vetëm për një plotësim?
Shtetasit do të dijnë adresat ekzakte apo kodin unik?

Balla: Ligji nuk ka asnjë lidhje apo ndërthurje me listat e zgjedhësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat