Balla prezanton ligjin për adresat: Synojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë

Shqipëria

Balla prezanton ligjin për adresat: Synojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 10:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, prezantoi sot para Komisionit të Ligjeve ligjin për sistemin e adresave dhe ndërtesave në të gjithë vendin.

Ai foli para anëtarëve të komisionit se po punohet me kompaninë google për të pasur një kod unik për google maps.

Balla: Çdo banesë e ndërtesë, biznes e njësi do ketë një kod unik identifikues i papërsëritshëm.

Kjo do të zgjidhë përfundimisht problemet me ofrimin e shërbimeve tek qytetarët. Mundëson mbërritjen më lehtë në adresë.

Kjo ndihmon edhe turistët. Projektligji, duke pajisur me këtë kod unik çdo apartament, ndihmon edhe Air BNB. Adresari.mv.gov.al do të jetë i gatshëm në javët e muajt në vijim, është duke u pasuruar momentalisht.

Ftoj qytetarët të frekuentojnë adresarin online dhe të përfitojnë nga shërbimet që ofrohen.

Nëse kemi qenë një nga vendet më problematike në sistemin e adresave, sot pretendojmë të jemi vendi me sistemin më të mirë.

Është një arritje e rëndësishme edhe që synohet të përmirësohet shërbimi postar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat