Pjata me kokainë në mikrovalë/ Pamjet gjatë operacionit antidrogë, momenti kur policia italiane mësyn në banesë

Shqipëria

Pjata me kokainë në mikrovalë/ Pamjet gjatë operacionit antidrogë, momenti kur policia italiane mësyn në banesë

Më: 9 prill 2024 Në ora: 09:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga në Vlorë, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë.

Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Sammogia”, i iniciuar nga Policia italiane, u zhvillua njëkohësisht në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, ku ranë në pranga 13 shtetas, të cilët trafikonin kokainë nga vendet e origjinës drejt Italisë.

Gjatë operacionit në vendin tonë, u lokalizuan në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga  Landi Kalemaj, 52 vjeç, Floriant Muho, 38 vjeç dhe Ledjon Muho, 33 vjeç, pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali.

Për tre shqiptarët, Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe homologët në Itali vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat