Sherr me thika dhe sende të forta mes 5 personave në Lushnjë! Një i plagosur, shoqërohet në polici së bashku me 2 të tjerë

Shqipëria

Sherr me thika dhe sende të forta mes 5 personave në Lushnjë! Një i plagosur, shoqërohet në polici së bashku me 2 të tjerë

Më: 5 prill 2024 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Pesë persona janë përshirë në një përleshje me thika dhe sende të forta mbrëmjen e sotme në Karbunarë të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur 29 vjeçari D.S i cili mori mjekim në spital dhe më pas u shoqërua në komisariat së bashku me dy persona të tjerë të identifikuar si A.H dhe E.M për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim dy persona, konkretisht J.S dhe M.S të cilët ishin pjesë e konfliktit ku mbeti i plagosur 29 vjeçari.

Oficerët e Policisë Gjyqësore nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat