Qëlloi me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës, arrestohet 42-vjeçari

Shqipëria

Qëlloi me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës, arrestohet 42-vjeçari

Më: 5 prill 2024 Në ora: 12:11
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gallolec”

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi rrezikoi banorët e zonë duke qëlluar me kallashnikov në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gallolec”, ndërsa sipas hetimeve rezultoi se armën e mbante pa leje.

Nga ky operacion u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov të cilën 42-vjeçari e kishte fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat