Bardhi për Amnistinë Penale: I përdorën si mish për top dhe i lanë rrugëve, as që e dinë pse janë dënuar

Shqipëria

Bardhi për Amnistinë Penale: I përdorën si mish për top dhe i lanë rrugëve, as që e dinë pse janë dënuar

Më: 4 prill 2024 Në ora: 19:18
Gazment Bardhi

Amnistia Penale, Gazment Bardhi nga Kuvendi prezanton amendamentin:

Grupi i PD që ditën e parë kur qeveria publikoi ligjin, edhe pse ishim në një protestë në Kuvend, kemi deklaruar se jemi parimisht dakord për aktin e amnistisë.

Për çdo qytetar dua të bëj të qartë procedurën e ndjekur nga ne, në konkluzionin nëse duhet ose të mbështetët propozimi. Kemi analizuar ligjet për dhënie amnistie në të shkuar që ka marrë votat e PD dhe PS.

SPAK ka nevojë të mbështetet edhe duke e furnizuar me informacione, denoncime, dhe ata që nuk kanë dorëzuar një kallëzim në SPAK, befas me fjalë na dalin si mbrojtësit e SPAK edhe pse në fakt janë qesharakë sepse nuk kanë asgjë në dorë as për ta penguar dhe as për ta mbështetur. Detyra jonë është ta mbështesim me votë në Kuvend dhe të mbështesim prokurorët e ndershëm.

Çfarë ka parashikuar amnistia e fundit. Në nenin 4 të 2014, thuhet se të dënuarit që nuk përfitojnë nga neni 3, u ulet dënimi.

Nuk ka pasur asnjë përjashtim, as për vrasësit, krimin e organizuar apo funksionarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Por në nisje të legjislaturë kanë shpallur dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë, dhe dhënia e këtij mesazhi për SPAK e GJKKO, do duhej ta përcillnim edhe përmes aktit të amnistisë.

Dëgjova pse nuk falen protestuesit...  në fakt kur i përdor si mish për top dhe më pas i le rrugëve, sigurisht që nuk e di pse janë dënuar dhe pse vuajnë gjatë këtyre viteve në dyert e gjykatave.

Numri dërrmues ka qenë në maj-qershor 2019 kur ne nisëm aksion për të ndërprerë zgjedhjet lokale. Ata janë për bllokim të qarkullimit të mjeteve dhe pengim të subjekteve zgjedhore.

E bëra këtë sqarim për t’i garantuar secili protestues, dhe të shoqërisë civile që janë përndjekur pse kanë protestuar, se sipas kësaj amnistie dhe propozimit të opozitës, çdo çështje e hapur dhe dënim i dhënë amnistohet sipas neneve të këtij projektligji, ndaj kemi vendosur ta votojmë pro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat